23:54 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

De Ligt zbarkon në Torino, nesër nënshkruan me Juven

Pas shumë muajsh zhurmë dhe spekulime, nesër pritet edhe zyrtarizimi i Mathijs de Ligt.

Ylli holandez ka arritur në Torino dhe nesër do t’i kryej testet mjekësorë dhe të nënshkruaj kontratë me Juventusin.

Transferimi i tij nga Ajaxi do t’i kushtoj ‘Zonjës së vjetër’ 75 milionë euro.

De Ligt ka dhënë një mesazh nga aeroporti ku është shprehur i lumtur që iu bashkua skuadrës së re. /IndeksOnline/