11:28 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

De Rossi dëshiron kontratë të re, Roma i vendosë një kusht

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi raportohet se do t’i ulet paga në mënyrë që t’i rinovohet kontrata.

Siç shkruan Sport Mediaset, De Rossi pritet të takohet me drejtuesit e Romës për rinovimin e kontratës, e cila do ta mbante atë në klub edhe për dy sezone.

Gazeta në fjalë tutje shkruan se 35-vjeçari, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, dëshiron të pensionohet në ”Olimpico”.

Para kësaj, ai do të duhet të pranojë një pagë sezonale prej 1.5 milionë euro plus bonuset – gjysma e asaj që ai fiton aktualisht në kryeqytet./IndeksOnline/