13:55 / E Premte, 24 Maj 2024 / G T

De Rossi fiton besimin e romakëve, i vazhdohet kontrata legjendës italiane

Tashmë edhe zyrtarisht Roma do luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm 2024/25.

Roma, u ringjall pas ardhjes së Daniele de Rossit i cili zëvëndësoi Jose Mourinhon në stol gjatë këtij viti, shkruan Indeksonline

Dhe me ardhjen e tij skuadra romake, kaloi në një formë të mirë dhe tashmë kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas triumfit të Atalantës në Ligën e Evropës.

De Rossi, do të vazhdojë kontratën për tre vjet me “Giallorossët”, ku pritet vetëm zyrtarizimi.

Përndryshe De Rossi, ka qenë edhe lojtar i skuadrës ku kaloi shumicën e karrierës së tij futbollistike, ku kishte bërë 616 paraqitje.

Ndërsa si trajner, është puna e tij e dytë, më parë ishte SPAL-i./IndeksOnline/