16:31 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Debati për rastin Dehari, Haradinaj-Vetëvendosjes: Mos u ngutni me gjyku para drejtësisë (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në interpelancën e thirrur për vdekjen e Astrit Deharit, se sistemi korrektues ka pasur defekte, madje sipas tij ka edhe sot. Por ai ka thënë se qeveria është dakord që të ketë një hetim ndërkombëtarë lidhur me këtë çështje.

“Duhet një dozë e kujdesit mos me i gjyku pa i gjyku drejtësia. Se nese nuk është ajo që po e thuani atëherë jemi duke e bërë prap një krim. Sistemi korrektues ka pasur defekte, ka madje edhe sot defekte. Jam dakord që Qeveria e Kosovës të ja besoj këtë hetim ndërkombëtarëve dhe e kemi mbështetjen e të gjithëve për këtë. Unë kamë qenë në gjykata tetë vite dhe ka ndodh e kundërta për të cilën jam akuzuar ose që është thënë. Kështu që paragjykimet lidhur me rastin ti ruajmë mos të shprehemi deri sa të kemi një rezultat”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se nuk beson se dikush e ka dashur të vdekur Astrit Deharin, ai ka lutur deputetet e vetëvendosjes që të përmbahen deri në një përfundim të hetimit të këtij rasti.

“Ky djalë ka qenë i joni, nëse shkojmë në hipoteza tjera nuk besoj qe i ka vy dikujt me kanë Astri i vdekur. Ju kisha lut që këtë çështje mos ta qojmë deri aty. Nëse kemi një hetim ndërkombëtar ta presim përfundimin e tij”, ka thënë Haradinaj.