11:02 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Dëbimi i diplomatit, Rusia kërcënon Shqipërinë

Ministria e Jashtme e Rusisë reagon pas dëbimit të diplomatit rus nga Shqipëria.

Mediat në Rusi e kanë cilësuar një lëvizje jo miqësore dëbimin e diplomatit rus Aleksei Krivosheev, nga Tirana.

“E parë si një provokim që synon dëmtimin e lidhjeve dypalëshe”, tha të premten zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko.

“Na vjen keq shumë, pasi ky është pa dyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Grushko.

Të enjten, Shqipëria shpalli diplomatin rus Aleksei Krivosheev persona non grata, duke i kërkuar atij të largohej nga vendi brenda 72-orësh.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se kishte kontaktuar ambasadorin rus në Tiranë, Mikhail Afanasyev, duke shprehur shqetësim në lidhje me shkeljet e vazhdueshme të masave për të luftuar COVIDIN-19 nga diplomati i ambasadës ruse.

Në të njëjtën kohë, Tirana shprehu shpresën se ky vendim do të përceptohet nga Moska si një masë e detyrueshme për të mbrojtur shëndetin dhe gjithashtu siguroi palën ruse për ndjenjat miqësore dhe gatishmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve.

Top Channel