12:32 / E Martë, 23 Korrik 2019

Dëbohet një shtetas i Kubës, pasi hyri ilegalisht në Kosovë

Policia ka arrestuar një mashkull shtetas i Kubës, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Ai është ndaluar në fshati Novosellë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Gjykatë dhe është marr vendim që të dëbohet.

I dyshuari është dëbuar pasditen e djeshme nga Pikë Kalimi Kufitar Dheu i Bardhë.