21:00 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / A. A

Debutim i jashtëzakonshëm i Brojës te Southamptoni, për 10 minuta shënon gol

Armando Broja ka filluar në mënyrën më të mirë karrierën te Southamptoni.

Sulmuesi shqiptar shënoi gol në debutim kundër Newport në kuadër të Kupës së Ligës.

Vetëm 10 minuta iu deshën Brojës për të regjistruar golin e parë me ekipin e ri.

Broja u huazua këtë verë nga Chelsea deri në përfundim të sezonit.

/Indeksonline/