15:50 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / B O

Debutoi me Guardiolën te Barça, si dështoi në karrierë Messi izraelit

Gai Assulin debutoi me Barcelonën në duart e Pep Guardiolës. Nofka e tij ishte Messi i Izraelit, ndërsa llogaritej si një nga talentët më premtues te Barcelona.

“Ai është lojtari më i talentuar që kam parë të kalojë nëpër La Masia”, kishte thënë Thiago Alcantara për talentin e Izraelit.

Duke e parë se i mungonte minutazha te Barcelona, Manchester City e kishte transferuar atë në vitin 2020 me kërkesë të Roberto Mancinit.

Këtu edhe filloi dështimi në karrierë për Assulin. Ai ndërroi shumë skuadra, por asnjëherë nuk tregoi klasin e lartë.

Sot Assulin luan futsall me shokët e tij në Izraelt dhe ndihmon një mik të tij në një dyqan me rroba të fëmijëve.

Ai ka thënë se krahasimi që i është bërë me Messin e ka dëmtuar në karrierë pasi që ka qenë barrë e rëndë për të./Indeksonline/