21:17 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Debuton një shqiptar tjetër për Zurich në humbjen ndaj Napolit

Napoli arriti që të mposhtë skuadrën zvicerane, Zurich edhe në ndeshjen kthyese me rezultat 2:0 në kuadër të Evropa Ligës.

Përkundër humbjes, kjo ndeshje ishte e mbushur me shumë shqiptarë në dy formacionet. Tek Napoli ishte Hysaj, kurse tek Zurich startues luajtën Kololli, Mirlind Kryeziu dhe Domgjoni, transmeton Indeksonline.

Përveç këtyre, për skuadrën zvicerane në pjesën e dytë u inkuadruan edhe dy shqiptarë të tjerë.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar 19 vjeçar, Lavdim Zumberi, i cili bëri debutimin e tij sot. Ai u inkuadrua në minutën e 60-të.

Pas tij, në minutën e 64-të, në lojë u fut edhe mesfushori 17 vjeçar, Bledian Krasniqi, për të cilën ishte ndeshja e dytë në Evropa Ligë pas asaj kundër  Ludogoretes.  


Të dy mesfushorët aktivizohen me grupmoshat më të reja të kombëtares zvicerane./Indeksonline/