Deçan: Ngacmoi vazhdimisht një femër, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Prilep të Deçanit, i cili ka ngacmuar një femër vazhdimisht.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar viktimën femër K-Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/