20:47 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Deda: Ideja e korrigjimit të kufijve s’është në tavolinë, por edhe s’ka vdekur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është në tavolinë, por nuk është e vdekur.

Ai ka folur kështu të martën në një intervistë për RTK.  

“Pozicioni gjerman konfirmon se nuk vjen në konsiderim korrigjimi i kufijve. Por unë mendoj që ende ka lobim të fortë në Perëndim, nga njerëz të paguar, që të ketë korrigjim të kufijve. Tema e korrigjimit të kufijve nuk është në tryezë, por nuk është e vdekur. Kjo temë do të jetë e gjallë derisa zoti Thaçi të jetë aktor në dialog”, ka thënë Deda.

Mos i humb