75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / KV

Deda kritikon partitë kryesore: Po i rikandidoni ata që kanë manipuluar me vota

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka kritikuar partitë kryesore në vend, LVV, LDK dhe PDK se po i rikandidojnë personat të cilët kanë qenë të përfshirë në “vjedhje të votave”.

Deda ka thënë se fajet i ka populli i Kosovës të cilët “duan t’ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit” për politikë.

“PDK, LDK e LVV i rikandidojnë njerëzit që kanë manipuluar me vota me 28 dhjetor.

Aman mos flisni për shtet ligjor e drejtësi kur të kundërtën po e bëni ju vetë.

Po s’keni faj ju, po ky milet që ju përcjell e do me ia nxjerr sytë njëri-tjetrit për juve”, ka shkruar ai.