19:31 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Deda: Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman mendonin njëjtë si Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman mendonin njësoj si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot.

Këtë koment e bëri ai pas deklaratave të Thaçit për korrigjimin e kufijve, i cili edhe është shprehur i bindur se “Perëndimi do të përkrahë çdo marrëveshje bilaterale për ndryshim kufijsh”.

Sipas Dedës, që nga Lufta e Dytë Botërore kufijtë kanë mbet ashtu siç kanë qenë, e të tilla do të mbesin edhe më tej.

Ky është postimi i plotë i Dedës:

Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman mendonin njëjtë si Thaçi sot, që “Perëndimi do ta përkrahë çdo marrëveshje bilaterale pë ndryshim kufijsh” në ish-Jugosllavi.

Pas gjithë atyre viktimave, shkatërrimeve dhe krimeve më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore, kufijtë mbetën ashtu siç ishin. Të tillë edhe do të mbesin.

E Thaçi, as që do të jetë akter në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë./Indeksonline/