13:46 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Deda thotë se Thaçi pranoi shkeljen e Kushtetutës me gulenistët dhe po kërkon kaos politik

Deputeti Ilir Deda ka thënë se Hashim Thaçi sot e ka pranuar se ka udhëhequr aksionin për dëbimin e gjashtë turqve te pushteti i Erdoganit. Në këtë mënyrë, sipas tij, Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe në të njëjtën kohë po kërkon kaos politik. Si shpëtim, ai ka thënë se është Komisioni Hetimor Parlamentar.

“Thaçi sot e pranoi që është kryepërgjegjësi për veprimin e errët me 6 shtetasit turq, uzurpimin e kompetencave, dhe që e ka shkelë Kushtetutën. Njejtë, e hapi konfliktin e brendshëm politik. Tash do të provojë ta rrëzojë Qeverinë, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta thellojë kaosin politik. Javën tjetër me çdo kusht duhet ta themelojmë Komisionin hetimor parlamentar”, ka shkruar Deda, pas konferencës së Presidentit Thaçi.

Shefi i Shtetit tha sot se dëbimi i shtetasve turq ndërlidhet me Sigurinë Kombëtare derisa bëri fajtor turqit e dëbuar si persona të ndërlidhur me krime në Kosovë.

 

Temat: