“Dëgjova zemrën time”, Nico Williams tregon arsyen pse vazhdoi me Bilbaon

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Nico Williams, ka vazhduar kontratën me Athletic Clubin deri në vitin 2035.
Ai ishte pranë transferimit te Barcelona, por në fund vendosi për të qëndruar në ekipin ku bëri emër, shkruan Indeksonline
Gjatë intervistës për faqen zyrtare te klubit spanjoll, Nico tha se dëgjoi zemrën para vendimit të madh në karrierën e tij.
“Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, gjëja më e rëndësishme që duhet të bësh është të dëgjosh zemrën tënde. Ky është vendi ku unë dua të jem. Me njerëzit e mi, kjo është shtëpia ime”, u shpreh Nico Williams
22-vjeçari sezonin e kaluar shënoi 11 gola dhe bëri shtatë asiste në 45 ndeshje në të gjitha garat me Bilbaon./Indeksonline/