12:13 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dëgjueset e reja të Nokia me Wireless dhe të papërshkueshme nga uji

Nokia së fundmi lansoj modelin e ri të telefonave, Nokia 7.1 dhe bashkë me të ka lansuar edhe dy palë dëgjuese të reja, transmeton Indeksonline.

Dy palë dëgjueset e reja quhen: “True Wireless Earbuds” dhe “Nokia Pro Wireless Earbuds”.

Modeli “True Wireless” ka një bateri që e mban të aktivizuar deri  3.5 orë në ditë, është i papërshkueshëm nga uji.

Kurse modeli tjetër “Nokia Pro Wireless” e mban baterinë deri në 10 orë në ditë dhe ka një alarm vibrimi që ju lajmëron kur keni një thirrje. /Indeksonline/

Temat: