13:34 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deklarata e parë: Ozil e komenton çështjen Erdogan!

Mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil është deklaruar për herë të parë për foton e bërë me Taip Erdogan.

Para fillimit të Botërorit “Rusi 2018”, Ozil ishte fotografuar me Presindetin e Turqisë, foto kjo që nxiti shumë reagime në Gjermani, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori i Arsenalit përmes kësaj deklarate thotë se ishte pajtuar për të bërë foto me Erdoganin në formë respekti. Ai thotë se në mënyrë të ngjashme kishin bërë foto të gjithë ata që ishin të pranishëm aty.

Ozil thotë se fotografia nuk ka mesazh politik. Madje futbollisti thotë se në atë takim kanë folur vetëm për futbollin.

Përveç kësaj, 29-vjeçari tha se “Kam dy zemra, një është gjerman dhe tjetra është turk”.

“Kam pasur kohë të mendoj dhe të reflektoj për gjithçka. Ashtu si shumë njerëz, prejardhja ime kthehet në më shumë se një vend. Unë u rrita në Gjermani, familja ima ka rrënjët në Turqi. Unë kam dy zemra, një gjerman dhe tjetra turk. Gjatë fëmijërisë sime, nëna ime gjithmonë më mësoi të jem i respektueshëm dhe të mos e harroj vendim nga kam ardhur…”, shkruhet në një pjesë të deklaratës së Ozil.

Ozili nuk e përmendi asnjëherë të ardhmen e tij në Kombëtaren e Gjermanisë, edhe pse shumë u spekulua se lojtari mund të largohet!. /IndeksOnline/