08:20 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Deklarata misterioze e fundit nga Pogba ka ”trazuar” tifozët e Man Unitedit

Paul Pogba i është shmangur mundësisë për të treguar nëse është i pakënaqur në Manchester United duke thënë: ”ka disa gjëra nuk mund t’i them, përndryshe do të gjobitem”, transmeton IndeksOnline.

Mesfushori e ndihmoi skuadrën e Jose Mourinhos ta fillojë sezonin e ri në Premier League me fitore, 2-1 ndaj Leicester Cityt duke shënuar gol nga pika e bardhë në minutën e 3-të.

Pogba ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona dhe Juventusi, teksa burimet e ESPN kuptuan se 25-vjeçari është i pakënaqur me kritikat e disa anëtarve të Man Unitedit në drejtim të tij këtë verë.

Duke folur për gazetarët pas ndeshjes me Leicesterin, Pogba ishte i pyetur nëse është i lumtur dhe rehat në klub, por francezi hodhi poshtë mundësinë që t’i lejojë mediat të krijojnë spekulime tutje.

”Këto janë gjëra që unë nuk mund t’i them, përndryshe do të gjobitem”, tha Pogba./IndeksOnline/