20:46 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deklaratë e habitshme nga lojtari i Kosovës: Fituam por nuk luajtëm mirë

Duket që mesfushorit inteligjent të Kosovës, Hekuran Kryeziu, nuk i ka pëlqyer loja e Kosovës ndaj Maltës.

Kryeziu kërkon që Kosova të luaj më mirë ndaj Azerbajxhanit, pasiqë me këtë lloj loje mund të kenë probleme.

“Ishte fitore e rëndësishme, por sonte nuk kemi luajtur mirë. Shpresoj që ndaj Azerbajxhanit të paraqitemi më mirë, sepse në këtë mënyrë mund të kemi probleme”, deklaroi Kryeziu.

“Kemi humbur shumë topa në mesin e fushës, fillimi i pjesës së dytë nuk ishte aspak pozitiv, andaj them se një kundërshtar si Azerbajxhani mund të shfrytëzojë gabime të tilla”.

“Gjithsesi, rezultati ishte fantastik. Shpresoj që të martën të luajmë edhe më mirë” /IndeksOnline/