11:16 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deklaratë nga Lyon: Transferimi i Fekir në Liverpool është lajm i rremë

Lyon ka lëshuar një deklaratë duke mohuar kategorikisht lajmin se Liverpool ka arritur marrëveshje me Nabil Fekir për 57,1 milionë funte.

Ka qenë vet presidenti i klubit Jean-Michel Aulas, i cili ka deklaruar se kontaktet nuk vazhdojnë deri sa të përfundoj Kupa e Botës.

Të enjtën në mbrëmje gazeta franceze L’Equipe raportoi se Fekir do t’iu nënshtrohej testeve mjekësore me Liverpool këtë të premte. Megjithatë, ky informacion duket që nuk është i saktë.

Faqja e Lyon ka publikuar në Twitter: Informacioni mbi transferimin e Nabil Fekir është i rremë. Olympique Lyonnais kategorisht mohon informacionin e rremë të shpërndarë nga shumë medie në lidhje me transferimin e Nabil Fekir në Liverpool” .

Lyon gjithashtu lëshoi ​​një video në mediat sociale që thot: “Nabil Fekir [transferimi] nuk do të mbyllet para ose gjatë Kupës së Botës”. /IndeksOnline/