13:32 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / AR

Deklarohet avokati i serbit të arrestuar për krime lufte në Kosovë

Sot janë paraqitur para Gjykatës Themelore tre serbët e arrestuar për krime lufte.

Avokati i njërit nga tre të arrestuarit, Predrag Miljković është deklaruar para mediave duke thënë se, është mbajtur seanca e paraburgimit dhe pas pak do të bëjnë publik vendimin, raporton Indeksonline.

“E mbajtëm seancën e paraburgimit, është i dyshuar që ka kryer ose është përfshirë në krime të luftës. Ne nuk kemi informata të shumta, tash do të marrim kërkesën prej Prokurorisë edhe do të lexojmë”, tha ai.