09:35 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Deklarohet edhe Alban Meha: Lojë fantastike (Foto)

Futbollisti i “zhdukur” kosovar ka reaguar për ndeshjen e mbrëmshme, mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ish-lojtari Kuqezi përmes rrjeteve sociale ka pëlqyer lojën e bukur që bëri Kosova në fitoren ndaj Shqipërisë me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

“Ishte lojë fantastike nga Kosova”, ka shkruar Meha.

Meha tani është pjesë e Kosovës, por 32-vjeçari i ka larguar “gjurmët” nga Europa me transferimin e tij të fundit në klubin e Al-Faisaly./IndeksOnline/