Deklarohet ministri që u kthye prapa nga Policia e Kosovës
Pasi Policia e Kosovës nuk e lejoi të futet në Kosovë, ministri i Kulturës dhe Informacionit të Serbisë, Vlladan Vukosavljeviq është prononcuar për mediat serbe.
Në deklaratën e tij, ai ka thënë se fakti që ai nuk u lejua të hyjë në Kosovë për një vizitë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme në disa manastire dhe tempuj në Kosovë, është një gabim i rëndë dhe një lëshim i madh që nuk kontribuon në gjendjen e përgjithshme.
Ndryshe, Tanjug ka raportuar se rreth orës 11:30, Policia e Kosovës ka penguar Vukosavljeviq të futet në Kosovë./Indeksonline/