10:54 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Qeveria: Ministri Bytyqi po e vazhdon punën me sukses në përmbushjen e detyrave

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas lajmit se Kryeministri Ramush Haradinaj, sot do të shkarkoj Ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Në një njoftim për media, Qeveria ka njoftuar opinionin se kjo është e pavërtetë, duke bërë me dije se ministri Bytyqi po vazhdon në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë, transmeton Indeksonline.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave  për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.  Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërsa, Endrit  Shala, këshilltar i zëvendëskryeministrit  Fatmir Limaj për Indeksonline me herët ka demantuar lajmin se ministri do të shkarkohet sot.

Shala ka thënë se Bytyqi është një ndër ministrat me të suksesshëm dhe se po bënë punë të jashtëzakonshme për të përmirësuar cilësinë në arsim.

“Ministri Bytyqi është një prej ministrave më të suksesshëm. Ai është duke bërë punë të jashtëzakonshme për të përmirësuar cilësinë në arsim. Prandaj, nuk bëhet fjalë për kurrfarë shkarkimi. Shkarkime dhe përgjegjësi penale duhet të presin ata të cilët që 10 vite e kanë shkatërru arsimin në Kosovë e jo ministri Bytyqi i cili e ka ç’kapë arsimin nga bandat. Ka kaluar koha kur nga kuzhinat e shpifjes dhe propagandës, dalin lajme të tilla nga banda të cilat e kanë kapur shtetin dhe ende synojnë ta drejtojnë atë” ka thënë Shala për Indeksonline.

Ndryshe, dy ditë më parë, Agjencia e Akreditimit të Kosovës është përjashtuar nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

MASHT ka paralajmëruar se AKA do të shfrytëzojë të drejtën për ankesë në afat optimal, duke shfrytëzuar të gjitha argumentet e veta, të MAShT dhe Zyrës së Kryeministrit për ligjshmërinë dhe arsyeshmërinë e vendimeve që prekin këtë proces./Indeksonline/

Kryeministri nuk do ta shkarkoi ministrin e arsimit