23:23 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Deklarohet Shpejtim Bulliqi, ja çfarë thotë për pronën që akuzohet se e uzurpoi

Drejtoria për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Podujevës ka nxjerrë një dokument mbi të cilin dëshmon se kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka uzurpuar 985 metra katrorë parcelë toke dhe ka ndërtuar një shtëpi.

Bulliqi në emisionin “Argument Plus”  ka folur për herë të parë për këtë çështje që nga publikimi i lajmit.

Ai ka thënë se të gjithë e dinë se kush është uzurpator në Kosovë, dhe se vetë momenti në të cilin po qarkullojnë këto lajme, lënë mjaftë për tu kuptuar, shkruan rtv21.tv

“Ajo është pronë familjare që është me stërgjyshër e babëgjysh e babë e Shpejtimi mund të jetë i katërti ose i pesti si gjeneratë. Me vetë faktin që në këtë formë mundohen me denigru kur i kanë me mijëra e mijëra të bëma të cilat i bëjnë në forma të ndryshme, e gjejnë këtë moment për këto gjëra”, ka thënë Bulliqi, duke shtuar se mbetet tek opinioni ta vlerësojnë se a është e qëllimshme e gjithë kjo kundër tij.