22:07 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Del biseda e Kacifas me motrën, ai e kishte parashikuar vdekjen

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me Kacifasin që humbi jetën pasi sulmoi me armë RENEAN.

Mediat greke kanë shkruar se në fakt ai e kishte parashikuar vdekjen”. Kështu raporton media greke “Espresso”, në një artikull publikuar këtë të hënë, ku raportohet lidhur me funeralin e 35-vjeçarit.

Media greke del në këtë konkluzion duke paraqitur një bisedë mes tij dhe së motrës.

Mes të tjerash, “Espressonews.gr” shkruan: “Heroi trim e kishte parashikuar vdekjen e tij para se të ndodhte. Kohët e fundit, 35-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, duke bërë punë të ndryshme për të jetuar. Një javë para se të jepte frymën e fundit, gruaja (e motra) e, thirri të shkonte në shtëpinë e saj pas festës së 28 tetorit (festa kombëtare e Greqisë) që t’i rregullonte një dollap.

Sikur t’u paraprinte atyre që ndodhën, homogjeni krenar iu përgjigj: ‘Jo, do vij tani. Nuk dua të kem gjëra të pambaruara pas 28 tetorit’”.

Të dielën e 28 tetorit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA, Kostandinos Kacifa mbeti i vrarë.

Temat: