09:54 / E Diele, 18 Tetor 2020 / indeksADMonline

Del fotografia e Van Dijk, duke u larguar nga spitali me paterica

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgili van Dijk përsoi dje një lëndim të tmerrshëm në derbin e “Merseyside” ndaj Evertonit, takim ky që i takoi xhiros së pestë në Premierligë.

Në një tentim për të shënuar, Van Dijk u lëndua nga portiere i Evertonit, Pickford i cili nuk u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari pasi mbrojtësi holandez ishte në pozitë jashtë-loje, shkruan IndeksOnline

Nga një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, shihet Van Dijk duke u larguar nga spitali me paterica, dhe sipas mediave angleze, gjiganti i “The Reds”, do t’i mungojë klubit deri në 8 muaj.