09:08 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Del i infektuar me Covid, policia e kthen një prishtinas në shtëpi

Një person është ndaluar nga policia në Prishtinë, përkatësisht në lagjen “Veternik”, pasi ai kishte dalë jashtë shtëpisë, ani pse ishte i infektuar me COVID-19.

Ai është përcjell në shtëpinë e tij dhe rasti është në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i policisë:

PËRHAPJE E SËMUNDJEVE NGJITËSE

Lagjja “Veternik”, Prishtinë 10.11.2020 – 23:30. Njësia policore ka informuar se ka ndaluar të dyshuarin m/k, i cili ishte i infektuar me virusin Covid 19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është përcjell në shtëpinë e tij dhe rasti është në procedurë të rregullt.