14:33 / E Martë, 10 Shtator 2019

Del imazhi i parë i rezonancës magnetike në botë që tregon lidhjen midis nënës dhe foshnjës.

Imazhi i parë i rezonancës magnetike që tregon lidhjen midis nënës dhe foshnjës, është një regjistrim i neuro-shkencëtares Rebecca Saxe duke puthur djalin e saj dy muajsh.

Puthja shkakton një reaksion kimik në tru, dhe një derdhje të hormonit oksitocin. Oksitocina quhet gjithashtu hormoni i dashurisë sepse nxit ndjenjën e dashurisë dhe lidhjes. Puthja aktivizon qendrën e shpërblimeve në tru, e cila më pas lëshon dopaminën në mënyrë që të ndjehemi mirë. Përveç kësaj, lëshohet vazopresina, e cila lidh mamanë dhe foshnjën ose të dashuruarit së bashku. Dhe serotonin, i cili ndihmon për të rregulluar gjendjen shpirtërore.