13:42 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Del në shitje “Golf 1” i ri, mund ta blini edhe ju, por s’është aq i lirë!

Seria e parë e “Golfit”, legjendari “Golf 1”, do të rikthehet përsëri në treg. Por, këtë herë ky model i famshëm do të dalë në treg i ri dhe vetëm një në sasi.

“Silverstone Auctions” është përkujdesur që të hedhë në treg një model “Golf 1” të ridisenjuar.

Kjo veturë ishte e prodhuar në vitin 1980, kishte vetëm 1.000 kilometra të kaluara dhe për shumë vjet qëndroi na garazh, shkruan Indeksonline.

“Silverstone Auctions” do ta hedh në ankand këtë veturë dhe blerësi më i shtrenjt do ta ketë në duar Golf 1-shin e parë të ri.

Çmimi i “Golfit 1” zakonisht ka çmim nga 350 deri në 700 euro, por vlera e kësaj veture të ridisenjuar pritet të shkojë deri në 10 mijë euro./Indeksonline/