09:48 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Del në shitje limuzina më e shpejtë në botë

Ka dalë në shitje për 230. 000 euro në Australi, limuzina më e shpejtë në botë, që arrin nga 0 në 100 km/h për 6 sekonda.

“Ferrari 360 Modena”, limuzina e prodhuar në vitin 2003, por që ka marrë formën e sotme në vitin 2012, ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness” si limuzina më e shpejtë në botë dhe si “Ferrari” më i gjatë në botë.

Mendohet se ky “Ferrari”, që mund të mbajë 10 persona, arrin një shpejtësi maksimale prej 267 km/h.