09:39 / E Hënë, 18 Maj 2020

Del Piero shtrohet në spital

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero është shtruar në spital gjatë mëngjesit të sotëm.

Ylli italian ka postuar një fotografi i shtrirë në një spital në Los Angeles, ku jeton që nga viti 2015, shkruan Indeksonline.

Unë ende nuk besoj se një gjë e vogël vetëm 3 mm mund të më bëjë këtë të keqe“, ka shkruar Del Piero në rrjetet sociale.

Nga përshkrimi lë të kuptohet se Del Piero mund të ketë gurë në trupin e tij.

Ai mesazh ka marrë edhe nga ish-skuadra e tij, Juventus: “Urimet më të mira për një rikuperim të shpejtë“. /IndeksOnline/