16:24 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Del video e rrëzimit të aeroplanit të ekipit brazilian!

Klubi brazilian Palmas FR ka njoftuar se presidenti i klubit të tyre dhe katër lojtarë janë vrarë në një aksident ajror.

Lojtarët dhe presidenti po udhëtonin me një avion për në Goiania, ku Palmas do të të luante me Vila Novan të hënën në kuadër të Copa Verde.

Një deklaratë të postuar nga klubi u tha: “Palmas Futebol e Regatas njofton me anë të kësaj komunikate se rreth orës 8:15 të mëngjesit të kësaj të Dielë, 24 janar, ndodhi një aksident ajror që përfshinte presidentin e klubit Lucas Meira, kur ai ishte duke u nisur për në Goiânia”.

“Me keqardhje ju informojmë se nuk ka të mbijetuar”, shkruante mes tjerash në komunikatë.

Tani, së fundmi pamje të reja janë shfaqur ku shihen pamje të rrëzimit të aeroplanit.