13:35 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Delawie nuk heq dorë: Po shkoj njëherë, kthehem për votën PO demarkacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie pas gjuajtjes së dytë të gazit në seancë ka thënë se nuk do të heq dorë nga qëndrimi i tij që sot kjo marrëveshje duhet të kaloj.

Delawie ka thënë se po shkon në disa takime në ambasadë dhe se do të kthehet përsëri, raporton Indeksonline.

“Do të shkoj tani në Ambsadë për disa takime. Nuk do të heq dorë, kthehem prap. Sot do të jetë vota PO për demarkacionin” ka thënë Delawie./Indeksonline/