14:09 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Delawie reagon për arrestimin e turqve në Kosovë!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar lidhur me arrestimin  e gjashtë turqve gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Delawie ka bërë të ditur se është duke përcjellur nga afër ngjarjet e fundit, shkruan Indeksonline.

“Duke ndjekur nga afër ngjarjet. Transparenca dhe angazhimi për një proces të rregullt dhe sundim të ligjit, janë jetike”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Ndryshe familjarët e personave të arrestuar kanë qëndruar sot para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar që të takohen dhe të kuptojnë se ku janë familjarët e tyre.

Mëngjesin e sotëm kryeministri, Ramush Haradinaj ka liruar nga posti Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj si dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi./Indeksonline.