11:33 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / k.v

Delawie shpreh ngushëllime për vdekjen e Vokrrit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë të shtunën, përcjell KosovaPress.

Delawie ka vlerësuar lart kontributin e Vokrrit për ndërkombëtarizimin e sportit.

“U bashkohemi ngushëllimeve për ata shumë tifozë të Fadil Vokrrit për vdekjen e tij të papritur. Kontributi i tij për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar nuk do të harrohet”, ka shkruar Delawie, në rrjetin social Twitter.

Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër.