Delawie: Shpresoj që secila parti të votojë pro demarkacionit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Për ndryshimin dhe plotësimin e këtij projektligji kanë votuar ministrat shqiptarë të kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj teksa ministrat e komunitetit serb kanë abstenuar.
Ndryshe Indeksonline ka raportuar se dita kur do të mund të mbahet seanca për demarkacionin është të enjten.
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie është deklaruar lidhur me demarkacionin duke thënë shpreson që të gjithë deputetët nga çdo parti të votojnë pro demaskimit të vijës kufitare me Malin e Zi, transmeton Indeksonline.
“Kalimi i marrëveshjes për caktimin e kufijve është thelbësore për të siguruar mundësinë e qytetarëve, nga të gjitha komunitetet, që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet me këtë. Shpresoj që secila parti të votojë pro”, ka shkruar Delawie në Twitter,./Indeksonline/