09:55 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Delawie takohet me Haradinajn

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie me mëngjes po qëndron në kryeministri.

Burimet e Indeksonline tregojnë se Delawie është duke zhvilluar takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Nuk dihet tema për të cilën janë mbledhur të dy, mirëpo këtë javë ka pasur disa zhvillime në vend, ndër to edhe mos ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi./Indeksonline/