16:22 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Delawie: Vota për demarkacion tregon cilat parti janë serioze

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka thënë se është shumë e rëndësishme që sot të kaloj marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro kësaj marrëveshje, raporton Indeksonline.

Ja fjalimi i tij:

Sot është një ditë e rëndësishëm, në të cilën mund të shënojmë një fitore për qytetarët e Kosovës.

Dy vite e gjysmë të përparimit në rrugën evropiane janë humbur për shkak të kësaj çështje, prandaj Kosova nuk ka më kohë për të humbur.

Po aq sa është e rëndësishme marrëveshja për viza aq është edhe për çështjen e zgjidhjes së problemit me një shtet anëtar të NATO-s si Mali i Zi.

Kjo votë do të tregoj se cilat parti janë serioze për të qeverisur Kosovën.

Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të votojnë në favor të kësaj marrëveshje, sepse edhe abstenimi paraqet votë kundër demarkacionit. Çdo votë numërohet dhe ka rëndësi.

Nëse kjo marrëveshje s’kalon atëherë regjistri i votave do të tregoj kush dështoi marrëveshjen.

Vazhdoj të jem i befasuar se me sa shumë mund disa njerëz po punojnë për të ndaluar qytetarët të lëvizin lirshëm. Mos i lini qytetarët në izolim votoni për marrëveshje. /Indeksonlnie/

Temat: