18:35 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Dele Alli rikthehet në stërvitje pas dy muajsh

Një ndër futbollistët më të mirë të Tottenhamit, Dele Alli është rikthyer në stërvitje të hënën pas dite.

Mesfushori anglez ishte lënduar në janar dhe i ka munguar Tottenhamit në 10 ndeshjet e fundit.

Në ndeshjen e ardhshme kundër Southamptonit, Alli pritet të jetë në bankën rezervë. /Indeksonline/