09:36 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Delegacion i gjerë në dialogun me Serbinë, mbrëmë kishin një takim të rëndësishëm me amerikanët

Ka filluar takimi ndërmjet delegacionit kosovarë, i prirë nga presidenti Thaçi me përfaqësuesen e BE-së, Frederika Mogherini

Kosova për herë të parë në fazën e fundit të këtij dialogu është duke u përfaqësuar një delegacion të gjerë, i përbërë nga Presidenti dhe liderët e partive të koalicionit.

Në këtë takim do të diskutohet për modalitetet e fazës së fundit të dialogut.

Indeksonline mëson se mbrëmë delegacioni kosovarë është takuar me përfaqësues të lartë të Departamentit të shtetit amerikan, të cilët kanë kërkuar dinamizmin e dialogut.

Në orët në vazhdim, pritet të ketë edhe një takim ndërmjet presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Vucic.