13:27 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Delegacioni i FFK-së niset për në Dublin për shortin e kualifikimeve për “Euro 2020”

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, trajnerin e kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin e kombëtares, Bajram Shala, kanë udhëtuar sot për në Dublin, ku të dielën në orën 12:00, do të bëhet tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

Në short do të jetë i pranishëm edhe përzgjedhësi Bernard Challandes Kosova falë suksesit të arritur në Ligën e Kombeve, në këtë short është vendosur në vazon e pestë.