14:46 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Delegacionet kosovare me vizitë në IOWA

Delegacion pas delegacioni po zhvillojnë vizita në vende të ndryshme të botës. Por, ajo çfarë dukshëm është vërejtur janë vizitat e shpeshta të zyrtarëve kosovar në shtetin e IOWA-së.

Delegacioni i Lartë i Shërbimit Korrektues të Kosovës udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshem Nehat Thaçi, po qendron për vizitë zyrtare dhjetë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëheqësit e SHKK-së kanë zhvilluar takim në zyrën qendrore të ICITAP në Washington si dhe po marrim pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit Korrektues të SHBA-së në Minesota.

Delegacioni i SHKK-së është pritur nga Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit Korrektues të SHBA -së z. James A. Godles i cili u njoftua nga Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-se, Nehat Thaçi për rolin, funksionin, të arriturat dhe sfidat e SHKK-së.

Gjatë takimit z. Thaçi gjithashtu ka kërkuar që në të ardhmen Asociacioni të shqyrtoj mundësinë e Akreditimit të institucioneve Korrektuese të Kosovës me theks fillestar Burgun e Sigurisë se Lartë. Vizita e delegacionit do të vazhdoj në shtetin e IOWA-së dhe Colorado.