15:24 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / A K

Delegacioni i ambasadës Amerikane viziton fabrikën e Comoditës

Ambasada Amerikane gjatë vizitave të kryera në bisneset Kosovare, pa dyshim që zgjodhi të vizitoj edhe senzacionin më të përfolur industrial të momentit, fabrikën e dyshekëve dhe të shpuzës së brendit Comodita!

Delegacioni i tyre i listuar nga z.dr.Seckinger, z.Dillon Green, z.Dren Pozhegu, z.Ed Rogers, z.Douglass Lute, z.Ali Khan dhe z.Arian Zeka, një pjesë të tyre të ditës e kaluan duke vizituar ambientet tona punuese dhe hapësirat e adminsitratës, ku kuptuan edhe më shumë rreth punës që po zhvillohet brenda këtyre fabrikave.

Rritja e punësimit dhe niveli i lartë i kapacitetit prodhues të linjës së dyshekëve, ishte edhe një nga bisedat kyqe të segmentuara gjatë diskutimeve produktive. Duke u njoftuar me cilësinë e punës, dhe me mekanizmin e madh organizativ që kjo fabrikë po përfaqëson në
prezencën ekonomike të vendit, z.dr.Seckinger, u shpreh, se Comodita është shembulli më i mirë që dëshmon se në Kosovë mund të ndërtohen bisnese të suksesshme internacionale!

Shtuar kësaj deklarate të rëndsësishme, ai vazhdoi duke ritheksuar që Comodita është arsyeja shtyese që edhe shumë invesitor tjerë internacional do të zgjedhin të investojnë në Kosovë në të ardhmen e afërt.

Z.dr.Seckinger dhe menaxhmenti i Comodita folën edhe për stimujt e mundshëm që mund të vijnë nga nivelet qeveritare të Kosovës për investime tjera të ngjajshme në Kosovë, duke mbështetur idenë në përpilimin e subvencioneve në kostot e punës, stimuj të ndryshëm tatimor apo lehtësira relevante që qëllim kanë zhvillimin e bisnesit.

Duke e finalizuar një vizitë miqësore frytëdhënëse, z.dr.Seckinger deklaroi se në Kosovë ka ende shumë mundësi dhe përparësi të paeksploruara të të bërit bisnes në Kosovë, për të cilat ai do të zgjoj fokus të veqantë në takimet e rradhës me qeverinë.

Brendi Comodita është mirënjohës për vizitën që pati, dhe është gjithmonë i gatshëm për zhvillimin e projekteve që ngrisin nivelin ekonomik të vendit!