22:19 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Delegacioni i LDK-së takohet me Kosnett: Diskutuam për krijimin e Qeverisë me VV-në

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett.

Osmani këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook e cila tha se gjatë takimit me Kosnett e njoftuam rreth ecurisë së diskutimeve për krijimin e Qeverisë me VV dhe e siguruam se LDK është e interesuar që institucionet e reja të ndërtohen në përputhje me vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur qartë më 6 tetor. 

Ja postimi i plotë:

Sot gjatë ditës kishim takime shumë produktive me:
-Ambassadorin Kosnett, të cilin e njoftuam rreth ecurisë së diskutimeve për krijimin e Qeverisë me VV dhe e siguruam se LDK është e interesuar që institucionet e reja të ndërtohen në përputhje me vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur qartë më 6 tetor. 
-Delegacionin e Bundestag-ut gjerman, në përbërje të deputetëve Erëin Rüddel dhe Maria Klein-Schmeink nga Komisioni i shëndetësisë, ku diskutuam lidhur me rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë. 
-Me Zëvendës Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, ku diskutuam lidhur me prioritetet e Qeverisë së ardhshme dhe nevojën që të kemi stabilitet makro-fiskal dhe investim në kapitalin tonë njerëzor..