17:03 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Delegatët i dhurojnë mëditjet e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së për futbollistin e Trepçës

Kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi propozoi që mëditjet që i marrin në këtë Kuvend Zgjedhor të dhurohen për futbollistin e Trepçës ’89 i cili është duke vuajtur nga kanceri.

Delegatët nuk hezituan dhe menjëherë i dhuruan mëditjet e tyre për futbollistin, Arben Beqiri.

Po ashtu ky veprim i delegatëve u cilësua si një veprim mjaftë i mirë nga të gjithë të pranishmit./Indeksonline/.