20:40 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

Pas periudhës së pushimit dimëror, klubet e futbollit në Kosovë i rikthehen garave këtë fundjavë.

Stinori pranveror do të nisë me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa katër ndeshje tjera të dielën.

Pas tërheqjes së shortit për gjyqtarë, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar edhe emrat e të të deleguarve për këto përballje.

Siç dihet, të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të luhen nga ora 13:00.