Deliu: Eliot Engel mbajti gjallë për vite me radhë çështjen e Kosovës në Washington
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu ka mirëpritur rizgjedhjen e kongresmenit amerikan, Eliot Engel.
Në një postim në Facebook, Deliu ka shkruar se Engel ka mbajtur për vite me radhë të gjallë çështjen e Kosovës në Washington, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Deliut:
Rizgjedhja e kongresmenit amerikan dhe mikut të shqiptarëve, Eliot Engel në Dhomën e Përfaqësuesve, padyshim se është lajm i mirë.
Miku i Kosovës Eliot Engel ka mbajtur gjallë për vite me radhë çështjen e Kosovës në Washington, dhe ka qenë njëri prej mbështetësve të fuqishëm të bërjes së Kosovës shtet.
Qytetarët e Kosovës do ta t’i gëzohen gjithmonë suksese të miqve dhe do ta ruajnë respektin për të gjithë mbështetësit e shtetësisë së Kosovës. /Indeksonline/