11:33 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Deliu-Kodra: Të krijohen lehtësi për trajtimin e fëmijëve me fibrozë cistike

Blerta Deliu Kodra, deputetja e PDK-së në seancën e sotme ka shprehur shqetësime për kategoritë e fëmijëve të prekur me fibrozë cistike.

Ajo ka kërkuar nga Ministria e Shendetësisë të ndihmoj këto familje, pasi në baza mujore ato shpenzojnë 1600 euro, transmeton Indeksonline.

Deliu Kodra ka kërkuar nga MSH që në listën e barnave esenciale të futën barnat e fibrozës cistike.

Sipas saj, familjet nuk po mundën të përballojnë këtë kosto, prandaj kanë nevojë për ndihmë.
“ Unë do të shprehi shqetësim për fëmijët e prekur me fibrozë cistike. Dihet që në Kosovë janë 105 familje të tilla që kanë fëmijë të prekur nga kjo dhe se në baza mujore kanë shpenzime prej 1600 euro. Prandaj kam kontaktuar shoqatën e fibroze cistike, ata kanë shprehur ankesat e tyre. Kanë kërkuar të dërgohen mjekë që të trajtohen jashtë vendit, për të trajtuar pacientë këtu në Kosovë. Pastaj, të përfshihen barnat esenciale se është kosto e lartë, dhe nuk e përballojnë familjet” ka thënë Deliu-Kodra./Indeksonline/