09:04 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ilaz, Mujë dhe Abedin Rexha rivarrosen në Marinë të Skënderajt

Deputetja e PDK-së në kuvendin e Kosovës Blerta Deliu-Kodra, përmes një statusi në rrjetin social në “Facebook”, ka bërë me dije se me 5 tetor, në ditën kur do të inaugurohet edhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në të cilin do të prehen të gjithë dëshmorët e UÇK-nga ish-Zona Operative e Drenicës, do të rivarrosen kolosët e UÇK-së, Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha.

Postimi i plotë i deputetës Kodra-Deliu:

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj dhe nën përcjelljen e gardës ceremoniale të FSK-së, me 5 tetor, në Marinë të Skënderajt do të bëhet rivarrosja e heronjëve të kombit, komandantëve dhe kolosëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha.

Ilazi, Muja dhe Abedini përfaqësojnë figurat më madhore dhe më të ndritura të luftës së UÇK-së

Po në këtë ditë do të inaugurohet edhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në të cilin do të prehen të gjithë dëshmorët e UÇK-nga ish-Zona Operative e Drenicës. 

Lavdi dëshmorëve të atdheut!